Lajme
Ish-gjenerali i FSK-së reagon ashpër ndaj Kurtit: “Ata kanë të drejtë edhe të vdesin që disa nga ju bëni një jetë luksoze”
Demokracia
18:36 | 06 Qershor 2022

Share:

Afrim Veseli, Ish-gjenerali i FSK-së i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, pas protestave që sot kanë zhvilluar veteranët e luftës para objektit të Kuvendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka qenë i ashpër me partinë në pushtet, derisa ka thënë se “veterani ka të drejtë të bëjë vetëvrasje e të vdes vetëm që një pjesë e juaja dhe të ngjashëm si ju të bëni një jetë luksoze”.

“Veterani nuk e dëmton objektin që ju të akomodoheni mirë e sa më mirë. Veterani edhe nëse mbetet i uritur, edhe nëse fëmija i tij ska para për shkollim, ska dert, ai duhet të heshtë. Ai ka të drejtë të bëjë vetëvrasje. Që një pjesë e Juaja dhe të soji të njëjtë, ta jetoni jetën luksoze, duke filluar nga gardaroba, vetura, banesa e shtëpia, deti verës e skijim dimrit”, ka shkruar Veseli.

Ai tutje ka shkruar se Kurti nuk është duke e njohur as vetën.

Reagimi i plotë i Veselit.

Veterani nuk e dëmton objektin që ju të akomodoheni mirë e sa më mirë. Veterani edhe nëse mbetet i uritur, edhe nëse fëmija i tij ska para për shkollim, ska dert, ai duhet të heshtë.

Ai ka të drejtë të bëjë vetëvrasje. Që një pjesë e Juaja dhe të soji të njejtë, ta jetoni jetën luksoze, duke filluar nga gardaroba, vetura, banesa e shtëpia, deti verës e skijim dimrit.

Veterani të vdes, apo ma mirë të bënë vetë vrasje si deri më tani?! apo ose të heshtë.

A thua a ka zot?!

A ka zot ti shih fëmijët tuaj dhe fëmijët e shumë veteranëve dallimin se si jetojnë, cilat shkolla shkojnë, apo hejjj êndrrat e realizuara të fëmijvë tuaj dhe ëndrrat e fëmijëve të veteranëve që kurr sdo ju plotësohen.

Dhe dikush nga Ju të dal e të ju fletë për atdhe dashuri, se si objektet duhen ruajtur?!

Hejj ironi, djallëzi, apo me emër të saktë ooo të turpëruar.

Albin Kurti, po të betohem tani as vetën sje kah e njehë.

E pse nuk e di.

Veterani të ofendohet? Të shahet?

Mosni njerzë, se sot frymoni pikërishtë pse atdheu ka veteran.

I mbulofte turpi i jetës dhe mos paqi qetësi kurr në shtëpit e juaja Ju dhe secilin që veq një fjalë ofenduese ua drejton veteranëve të lirisë.

Të ngjashme