Sport
Ish-futbollistit francez i prehet këmba, karriera e la me pasoja afatgjata
Demokracia
17:48 | 13 Mars 2022

Share:

Bruno Rodriguez, një ish-lojtarit të PSG-së dhe Monakos, i është prerë këmba pas problemeve të mëdha me kyçin e djathtë që e kanë shoqëruar që nga dita kur ishte një futbollist profesionist.

Vendimi përfundimtar është marrë nga mjekët për të lehtësuar problemet e tij fizike, përcjell Demokracia.com.

Sulmuesi francez, i cili e filloi karrierën e tij futbollistike në vitin 1992 në Monako, dhe doli në pension në vitin 2005 në Clermont, pësoi disa dëmtime në kyçin e këmbës së djathtë.

Në “Parkun e Princave”, ai mbahet mend më së shumti për golin e tij kundër Olympique de Marseille, i cili i mundësoi PSG-së të mposhtte rivalin e tyre më të madh për herë të parë në dhjetë vjet.

PSG i ka dërguar mbështetje Rodriguezit përmes kanaleve të saj në rrjetet sociale, duke e ftuar në të njëjtën kohë që të kthehet në Parkun e Princave kur të mundet.

Rodriguez doli në pension në 2005, por që nga ajo kohë ka luftuar me dhimbje kronike si rezultat i karrierës së tij dhe është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të rëndë./Demokracia.com/

Të ngjashme