Në një prononcim për “Sky Sports”, Oleg Luzhny, ish-futbollist dhe tashmë trajner, ka bërë të ditur se do të ndërpresë karrierën e tij si trajner për t’u vënë në dispozicion të vendit të tij, Ukrainës, përcjell Demokracia.com.
Luzhny luajti për Dynamo Kyiv në Ukrainë, me të cilin fitoi tetë tituj dhe u bë futbollisti i parë ukrainas që ngriti trofeun e kampionatit në Premier League. Ai e bëri këtë me fanellën e Arsenalit në sezonin 2001/02.
Pas një karriere profesioniste futbolli, ai vendosi të punonte si trajner dhe dëshiron të kthehet në Britaninë e Madhe për të vazhduar punën e tij. Megjithatë, ai mbetet në vendin e tij për momentin.
“Situata është e tmerrshme. Dua të vij të jem trajner në Britaninë e Madhe, por mbi të gjitha do të qëndroj i palëkundur dhe do të luftoj për popullin tim, për vendin tim dhe për demokracinë ”, tha Luzhnji dhe shtoi.
“Të gjithë shpresojmë që kjo të përfundojë së shpejti sepse po humbasin jetë të pafajshme dhe po shpërbëhen familje. Pse u sulmua dhe u shkatërrua vendi? Ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe t’i japim fund kësaj lufte kriminale”./Demokracia.com/