Sport
Ish-futbollisti kosovar publikon fotografi të Ibrahimoviqit para ndeshjes Kosovë – Suedi: Ishalla sot s’je nformë
Demokracia
16:46 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova do ta nis sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B, shkruan Demokracia.com.

Ish-sulmuesi kosovar, Enis Fetahu par andeshjes e ka publikuar një fotografi të sulmuesit të Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq.

Image

Në rrjetet sociale, ish-futbollisti i Prishtinës ka shkruar:

“Ishalla sot s’je në formë”.

Ndryshe, ndeshja e sontme në stadiumin “Fadil Vokrri” nis nga ora 20:45. /Demokracia.com

Të ngjashme