Sport
Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Interit mund të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare, takohet me Dukën dhe Ramën
Demokracia
10:55 | 10 Nëntor 2022

Share:

E ardhmja e përzgjedhësit të Shqipërisë, Edi Reja, vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa e përditshmja “Panorama Sport” mëson se një tjetër emër i ri ka dalë në skenë për të marrë “timonin” e Shqipërisë. Bëhet fjalë për Esteban Cambiasson, ish-lojtarin e Real Madridit, Interit dhe Kombëtares së Argjentinës.

Gazeta mëson se Cambiasso është kandidati potencial për bankinën kuqezi, teksa pak ditë më parë ka mbërritur në Shqipëri. Me italianin Edi Reja, i cili është edhe në muajin e fundit të kontratës, FSHF po punon për të gjetur një zëvendësues, edhe pse ndarja me 77-vjeçarin pritet të bëhet pas miqësoreve me Italinë dhe Armeninë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përveç Marco Giampaolos, i cili po ashtu është një pistë, në skenë ka dalë edhe emri i Esteban Cambiassos.

Mësohet se fituesi i tripletës së famshme me Interin ka darkuar me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ka pasur edhe një bisedë për këtë gjë. Madje argjentinasi ka qenë në takim edhe me kryeministrin e vendit Edi Rama. Edhe pse akoma nuk kemi asgjë zyrtare, Cambiasso është një nga kandidatët potencialë për të udhëhequr Shqipërinë në rrugën e kualifikueseve të Evropianit, të cilat do të nisin vitin e ardhshëm.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024