Sport
Ish-futbollisti i PSG-së e pranon: Mbappe ka idol Ronaldon, ëndrra e tij është të jetë pjesë e Real Madridit
Demokracia
13:46 | 04 Shkurt 2021

Share:

Ylli i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe në shumë deklarata të tij është shprehur  se nëse do të kishte shanse të ishte pjesë e Real Madridit do të ishte ëndërr e realizuar e tij.

E ardhmja e futbollistit tek PSG-ja, është në pikëpyetje për shkak se bisedimet për ta vazhduar kontratën në “Parc des Princes” kanë bërë pak përparim. Kjo marrëveshje skadon në fund të sezonit 2021-2022, dhe nëse negociatat nuk do të ndryshonin atëherë transferimi do të rrezikohet falas pas 18 muajve.

Po ashtu Madridi ka deklaruar se i ka dyert hapur për mundësinë që jetë Mbappe lojtar i tyre.

Në lidhje me këtë çështje u shpreh edhe sulmuesi i PSG-s,  Jese për “ El Partidazo” i cili tha se “ Idoli i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo dhe jam i sigurt se ai do të luaj atje një ditë”.

Kontrata e Jeses në PSG u ndërpre në dhjetor pasi pati pak paraqitje për klubin në sezonin 2020-21, dhe ai tani shpreson të rindërtojë karrierën e tij në klubin e qytetit të tij të lindjes, Las Palmas.

“Unë jam i etur për futbollin. Duhet ta lë të kaluarën pas dhe tani dua të përqendrohem te futbolli”, ka përfunduar Jese. /Demokracia.com

Të ngjashme