Mbrojtësi nga Kosova, Leotrim Bekteshi është bërë me skuadër të re.
Bekteshi ka nënshkruar zyrtarisht me klubin norvegjez, me Mjondalen IF Fotball, raporton Demokracia.com.
Bekteshi ishte futbollist i lirë pas largimit nga skuadra kampione e Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mjondalen bënë gara në rangun e dytë të futbollit norvegjez dhe është tre herë fitues i Kupës së Norvegjisë.
Bekteshi nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.
Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën./Demokracia.com/