Sport
Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Dritës parashikon derbin, zbulon mungesën e madhe në këtë takim
Demokracia
12:21 | 24 Shkurt 2021

Share:

Prishtina e Drita do të përballen sot ndërmjet vete në “Fadil Vokrri” në një sfidë që mund të sqarojë shumëçka sa i përket vazhdimit të kampionatit, shkruan Demokarcia.com.

Prishtina për të mbetur në garë për titull duhet medoemos të fitojë, derisa Drita do të kërkojë pikë për ta shmangur një rival direkt në luftë për vendin e parë. Kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e fortë dhe e papaarshikuar.

Futbollisti i njohur Përparim Osmani i cili aktualisht është pjesë e Flamurtarit, në karrierën e tij pati fatin të veshë fanellën e të dyja skuadrave. Ai në një bisedë për Demokarcia.com, ka parashikuar sfidën e sotme të cilën e sheh si shumë të vështirë

“Ndeshje shumë interesante me lojtarë që kanë potencialë të  jashtëzakonshëm. Janë dy ekipet të cilat përgatitin ndeshjet deri në detajin fundit dhe kjo e bënë këtë takim tejet atraktiv”, ka thënë fillimisht Osmani i njohur si “Laqi”.

Osmani për një nuancë favorizon Prishtinën kjo duke e parë performancën e saj në ndeshjet e fundit, por sigurisht se kjo përballje është shumë e vështirë për të veçuar se cila mund të fitojë.

“Duke parë ecurinë pozitive dhe formën e Prishtinës i kisha dhënë një përparësi të lehtë. Mirëpo, Drita është skuadra që dinë të rikthehet edhe kur ka ndeshje shumë të vështira. E keqja e kësaj ndeshjeje është se mungon prania e të dy tifozërive, ndryshe në këtë ndeshje do të kishim një lojë dhe një atmosferë të jashtëzakonshme”, ka përfunduar Përparim Osmani. /Demokracia.com

 

Të ngjashme