Sport
Ish-futbollisti i Prishtinës afër kalimit te Flamurtari i Vlorës
Demokracia
13:13 | 22 Prill 2022

Share:

Flamurtari arrin akordin me gjashtë titullarë. Fill pasi siguruan matematikisht ngjitjen në Kategorinë e Parë, në klub kanë filluar direkt punën për sezonin e ardhshëm, transmeton Demokracia.com.

Pretendohet rikthimi i menjëhershëm në elitën e futbollit shqiptar, ndaj drejtuesit nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë. Nuk do të kursehen aspak për të ndërtuar një ekip dinjitoz dhe përballuar garën me skuadra si Dinamo apo Skënderbeu.

“Panorama Sport” mëson se në këto ditët e fundit kanë nisur të intensifikohen bisedimet me lojtarët. Emri më i përfolur është ish-futbollisti i Prishtinës, Mentor Mazrekaj që aktualisht është pjesë e Laçit në Shqipëri. /Demokracia.com

Të ngjashme