Sport
Ish-futbollisti i njohur francez dënohet me tri vite burgim
Demokracia
15:44 | 16 Maj 2022

Share:

Ish-futbollisti i AS Nancy Lorraine, RC Lens dhe Kombëtares së Francës, Tony Vairelles, është dënuar me tri vite burgim.

Gjykata e Nancy e ka dënuar me tri vite burg Vairelles, pasi akuzohej për një tentativë për vrasje me armë zjarri, transmeton Demokracia.com.

Sipas mediave franceze, ngjarja kishte ndodhur në një klub nate, ku edhe vëllezërit e tij e kanë pësuar për shkak se kishin plagosur tre roje sigurie.

Ndërsa dy vëllezërit e tjerë, Jimmy dhe Giovan, më pak të përfshirë, u dënuan me një vit burg dhe dy vjet me kusht.

Të katër të pandehurve u ndalohet edhe mbajtja dhe mbajtja e armëve për pesë vjet./Demokracia.com/

Të ngjashme