Sport
Ish-futbollisti i njohur francez dënohet me tre vjet burg
Demokracia
10:58 | 17 Maj 2022

Share:

Ish-futbollisti i AS Nancy Lorraine, RC Lens dhe Kombëtares së Francës, Tony Vairelles, është dënuar me tri vite burgim.

Gjykata e Nancy e ka dënuar me tri vite burg Vairelles, pasi akuzohej për një tentativë për vrasje me armë zjarri.

Sipas mediave franceze, ngjarja kishte ndodhur në një klub nate, ku edhe vëllezërit e tij e kanë pësuar për shkak se kishin plagosur tre roje sigurie. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë, Jimmy dhe Giovan, më pak të përfshirë, u dënuan me një vit burg dhe dy vjet me kusht.

Të katër të pandehurve u ndalohet edhe mbajtja dhe mbajtja e armëve për pesë vjet. /Demokracia.com

Të ngjashme