Sport
Ish futbollisti i Kosovës ndërron skuadër, nënshkruan me Newcastlen
Demokracia
10:38 | 05 Shkurt 2021

Share:

Ish futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi është bërë me skuadër të re, shkruan Demokracia.com.

Krasniqi i cili pati një aventurë të suksesshme në Malejzi, ka vendosur t’i bashkohet Newcastle Jets në Australi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari kosovar përmes rrjeteve sociale, teksa është deklaruar se është i lumtur që ka firmosur më këtë skuadër.

“Jam shumë i emocionuar për fillimin e një karriere të re. Shpresoj që të ju bëjë të lumtur. Mezi pres të luaj dhe ta tregoj potencialin tim në A-League”, ka shkruar Liridon Krasniqi në “Instagram”. /Demokracia.com

Të ngjashme