Sport
Ish-futbollisti i Juventusit arrestohet pasi kultivonte parcela me kanabis
Demokracia
12:55 | 16 Shkurt 2021

Share:

Ish-futbollisti i njohur italian Luigi Sartori, po përballet me telashe të mëdha pasi u arrestua nga policia italiane pasi kultivonte kanabis transmeton Demokracia.com.

Ish-lojtari i Juventusit e Interit është arrestuar pasi “Guardia di Finanza” e qytetit të Parmës ka vëzhguar nga pranë që 46-vjeçari po kultivonte një serë plot me marihuanë.

“Guardia di Finanzia” ka kapur në flagrancë Sartorin së bashku me një bashkëpunëtor teksa po mirëmbanin 106 parcela me kanabis, që kishte vendosur ta kultivonin në një fermë të braktisur në “Lesignano Palmia”, një fshat i vogël në malet e Parmës.

Ish-mbrojtësi i njohur tani është në arrest shtëpie në pritje të gjyqit për të. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024