Ish-futbollisti ukrainas Andriy Shevchenko është bërë këshilltar i jashtëm i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raportojnë mediat ukrainase.
Presidenti Zelenskiy shpalli dekretin për emërimin e Shevchenkos si këshilltar të jashtëm më 26 shtator, por nuk mund të dallohet se cilat do të jenë detyrat e tij nga përmbledhja e dekretit të presidentit, transmeton Demokracia.
Shevchenko fitoi një njohje të madhe ndërkombëtare si lojtar i Milanit dhe Chelseat. Me Milanin fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2003 dhe një vit më vonë mori Topin e Artë, çmimin individual më prestigjioz të futbollit. Ish-futbollisti luajti 111 herë për kombëtaren dhe shënoi 48 gola, ndërsa para se të dilte jashtë vendit përfaqësoi Dinamon e Kievit.
Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas. Vitin e kaluar, Presidenti ukrainas Zelensky emëroi Shevchenko tani 46-vjeçar si ambasador të Fondacionit për Rindërtim dhe Zhvillim të Ukrainës./Demokracia