Ish e dashura e Amosit, Gigliola Haveriku duket se është lumturuar për daljen e tij nga shtëpia e Big Brother. Ndaj ajo ka dy komente tejet pikante dhe thumbuese për dy nga mikeshat e ish të dashurit të saj.
Ndërkohë që Amosi i është bashkuar opinionistëve në studio dhe është përballur menjëherë me komentet e para pas daljes nga shtëpia. Opinionistët komentuan edhe deklaratën ofenduese të Amosit për Kiarën, të cilën aktori tha se nuk e mbante mend.