Lajme
Ish-drejtuesi i emisionit të aerobikut, deputeti Mefail Bajqinovci me parashikim ogurzi për Edi Ramën
Demokracia
21:52 | 13 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi është anuluar mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e cila ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, Edi Rama po tregohet dorëshlirë me interesat kombëtare.

“Nuk janë të paktë shembujt në histori, përfshirë edhe historinë e re, kur politikanë para fundit të tyre e në kërkim të shpëtimit janë treguar dorëshlirë me interesat kombëtare. Rama duket të jetë i radhës. Tjetër shpjegim është vështirë të ketë për sjelljet e tij”, shkroi Bajqinovci.

“E megjithatë fundi për ta nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Historia i njeh vetëm veprat. Jo arsyetimin e as pishmanin”, përfundon shkrimi i tij.

Të ngjashme