Lajme
Ish-diplomati i reagon Gërvallës: Ministre, si s’ju vjen turp të dezinformoni
Demokracia
21:23 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Ish diplomati i Kosovës, Amir Haziri, që deri në këtë verë ka shërbyer në mision diplomatik në Kroaci, ka reaguar ndaj pretendimeve publike  të Ministres së Punës së Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla – Schwarz, rreth skandalit të thyerjes së zyrës së tij brenda ndërtesës nga një zyrtar tjetër i me arsyetimin se nuk i kishin çelësat e asaj zyre.

Hazirin e kishin lajmëruar kolegët në MPJD për rastin. Kjo fillimisht ishte paraqitur si pamundësi për qasje në zyrë. Diplomati Haziri kishte lajmëruar rastin në polici. Sipas një raporti të medias Albanian Post atij, nga vet policia i ishte kërkuar të tërhiqej nga rasti.

Kryediplomatja kosovare Gërvalla në emisionin e mediumit Kallxo.com nga gazetarja Jeta Xharra iu kërkua të adresoj një skandal që ishte raportuar në muajin gusht. Zyra e mbyllur e diplomatit Amir Haziri ishte hapur me forcë pa dijeninë e pa e lajmëruar zyrtarin që ishte në pushim mjekësor pa pagesë të miratuar nga administrata e MPJD’së.

Ministrja Gërvalla të enjten në këtë emision e kishte paraqitur rastin si një gjë aspak të jashtëzakonshme duke pretenduar se ajo që ishte jonormale pushimi mjekësor i diplomatit Haziri.

Për rastin e thyerjes së zyrës së Amir Hazirit që mbulonte departamentin për Rajonin në ministri, kryediplomatja Donika Gërvalla, kishte deklaruar edhe para komisionit parlamentar të njëjtin pretendim, në muajin nëntor.

“Hyrje të dhunshme në zyra nuk ka pasur, por është hapur një herë një zyrë e një zyrtari i cili nuk i ka dorëzuar çelësat. Nuk mund të rri zyra me muaj të tërë pa u shfrytëzuar, ndërkohë që zyrtari ka marr pushim pa pagesë”, deklaroi Gërvalla, madje duke shtuar se “një gjë e tillë është krejt normale dhe bëhet me të gjithë të tjerët”. Ajo nuk është zyrë private, është zyrë e ministrisë, e vënën në dispozicion për të kryer punë të caktuara. Prandaj, nuk është hyrje e dhunshme. Është hapur një zyrë e një zyrtari që është në pushim, sepse na duhej zyra”.

Si reagim ndaj deklaratës të të enjtes nga ministrja Gërvalla, ish diplomati Haziri ka reaguar me një letër ku i kërkon sqarime shefes së diplomacisë për pretendimet e saj. Ai rendit disa mospërputhje të deklaratës së saj duke bashkëngjitur dokumente për to.

Letra e tij e plotë është në vijim:

Ministre, mua po më vjen keq për JU. Si juve s’po ju vjen turp ta dezinformoni opinionin!

Për hir të opinionit të gjerë detyrohem të reagoj të vërtetën pasi që sot dëgjova intervistën e znj.Shwartz ku apostrofohem në një pjesë të intervistës së saj në Kanal 10.

Me datën 28 korrik jam njoftuar nga një koleg i MPJD që më është thyer zyra, menjëherë pas këtij informimi kam shkuar në MPJD, pasi që nga kjo ministri jam larg vetëm 10 minuta, me të arritur në kam insistuar ta takoj drejtorin tim, të administratës dhe Sekretarin për të kërkuar sqarim. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur!

Unë po atë ditë i jam drejtuar Policisë për të kërkuar ndihmë se çka ka ndodhë, por edhe nga policia e prokuroria ende s’kam pas ndonjë reagim.

Ministre gjatë intervistës theksuat se “zyra nuk është pronë private e zyrtarit! Zyrtari nuk e ka lënë një kopje të çelësit!. Poashtu deklaruat se me mua do të merret me mua komisioni disiplinor sa po të kthehem nga pushimi!!!

Ministre, për derisa deklaroni që zyra në MPJD është pronë e ministrisë e nuk është e zyrtarit, po iu parashtroj pyetje publike:

1. Si është e mundur ju si institucion mos ta keni çelësin kopje (ku sipas rregullave gjithmonë ekziston në administrata kopja e çelësave të zyrës), sepse atë çelës dhe bravë e ka ndërruar administrata e jo unë privatisht?!

2. Ministre, sa herë më kanë kontaktuar dikush nga vartësit tuaj në MPJD ( përmes emalit apo telefonit) që të vij e ta liroj zyrën, sepse ju paska dashtë hapësira në këtë kohë kur një muaj para se të kthehem unë në vendin e punës?

3. Ministre, a jeni në dijeni që me 1 shtator 2022 jam paraqit në vendin e punës ashtu siç e kam pas pushimin e aprovuar nga ud.sekretarit deri me këtë datë, dhe rresht çdo ditë jam përpjekur ta takoj sekretarin për procedura të mëtutjeshme dhe një gjë e tillë ka qenë e pamundur deri më 14 shtator ku në korridoret e MPJD kam kuptuar që ju më keni leshu një vendim dhe më keni përndjek nga Ministria qysh me datën 31 gusht 2022!

4. Ministre, për çfarë komisioni disiplinor folët mbrëmë kur mua më keni larguar kundërligjshëm ? Mua dhe shumë kolegë të nderuar të tjerë!

5. Ministre, pse po e gënjeni opinionin që keni krijuar komision për hapjen e zyrës?! E dini mirë që për me hap një zyrë me çelës rezervë është një protokoll dhe procedurë, por në atë rast s’mundët të realizoni objektivat tuaja…por keni hy direkt me vandalizëm duke urdhëruar ju, e realizuar Sekretari Behar Isma me drejtorin e Administratës Ragip Zejnullahu!

6. Ministre, keni dashtë edhe kompjuterin zyrtar pa u shkarkuar ti fshini të dhënat, ku ende edhe sot nuk jam i shkarkuar nga ai kompjuter!

7. Ministre, mbrëmë keni thënë që ju është dashtë zyra, por që sa muaj ende po më mbani gjësendet private që kam pas në zyrë dhe nuk mi keni kthyer. Ministre edhe fotografitë e familjes!

8. Ministre, unë nuk jam kriminel, që nga 2005 kam qenë nëpër institucione dhe kam dhënë kontributin tim sa do të vogël për këtë vend! Prandaj, përmes kësaj letër publike iu bëj thirrje organeve kompetente ta trajtojnë rastin dhe të zbardhet e vërteta e njëkohësisht të ndalet kjo përndjekje e ndyrë që po e bëni ju Ministre ndaj meje dhe kolegëve!”

Ai në letër ka theksuar disa kundërshti me rrjedhën e ngjarjeve siç i përshkroi ministrja. Mungesa e çelësave ishte njëri pretendim, kur dihet se ka protokoll të caktuar në këso rast, që nuk pati thotë ai.  Haziri tutje ka shtruar pyetjen si është e mundshme që nuk paska pasur çelës rezervë në administratë. Ai shtoi edhe pyetjen ironike se sa e vështirë do të ishte të thirrej në telefon për këtë gjë paraprakisht.

Haziri vazhdoi tutje duke shtuar për një tjetër shkelje, që nuk ishte njoftuar deri më 14 shtator se ishte liruar nga detyra që më 31 gusht.

Haziri tutje ka shkruar se ende nuk po shfrytëzohet ajo zyrë dhe pretendimi i nevojës së hapësirës nga ministrja, kur ende nuk i janë kthyer, as ato private si fotografi të familjes.

Ish diplomati Haziri në fund kërkon që autoritetet duhet të hetojnë këto shkelje për t’u zbardhur e vërteta.

 

Të ngjashme