Lajme
Ish-deputetja serbe skeptike për takimin e Ohërit: Problemi nuk zgjidhet brenda natës
Demokracia
14:40 | 16 Mars 2023

Share:

Tatjana Matsura, ish-deputete në Kuvendin e Serbisë, është shprehur skeptike për sa i përket takimit të Ohërit ku do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas saj normalizimi i marrëdhënieve në mes serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të ndodhë.

Siç raporton Tanjug, Matsura ka thënë se takimi i Ohërit nuk do të jetë i fundit.

Sipas saj, Serbia do ta mbrojë qëndrimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Të ngjashme