Shqipe Pantina, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha.
Ajo këtë e ka lidhur me “refuzimet” që Kurti i ka bërë ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.
“Edhe Shqipëria e ka pas një lider që populli bënte be në kokën e tij e ai nuk i “nënshtrohej” askë lloj ndikimi nga jashtë apo fuqie botërore, por e mbani mend qysh pat “lulëzu” Shqiperia në kohën e tij”, ka shkruar Pantina në Facebook, të mërkurën.
Pantina është një nga deputetët e larguar prej Lëvizjes Vetëvendosje pas përçarjes së madhe që kishte ndodhur në vitin 2017.