Lajme
Ish deputetja e LDK-së aderoi në Vetëvendosje, partia e Kurtit që e drejton shtetin ia avancon burrin
Demokracia
20:32 | 15 Shtator 2022

Share:

Një muaj më parë, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, aderoi në degën e Lëvizjen Vetëvendosje, në Lipjan.

Lajmin e bëri të ditur deputeti i Adnan Rrustemi, i cili drejton VV-në e Lipjanit.

“Vlora, ish deputete e LDK-së, ish Kryesuese e Kuvendit Komunal të Lipjanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë, nga sot i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE”, shkruante Rrustemi më 7 gusht.

“Bashkë me disa nga asamblistët e aktivistët e Lëvizjes, i uruam mirëseardhje Vlorës e gatishmëri të plotë për të punuar bashkërisht në fuqizimin e Vetëvendosjes e ofrimit të alternativës për Lipjanin”, tha tutje ai.

Aderimi i Limani-Hajnuni ndodhi në në valën e dorëheqjeve të Vetëvendosjes, sidomos në pikën e Lipjanit.

Por, duket se transferi i gushtit i kushtoi Lëvizjes Vetëvendosje me ngitjen në pozitë të Muharrem Hajnunit, bashkëshortit të Limani-Hajnunit, anëtares më të re të VV-së në Lipjan.

Hajnuni është njëri nga zyrtarët korrektues që është graduar në Qendrën e Paraburgimit për femra në Lipjan, shkruan Sinjali.

Ky gradim është mundësuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, institucion ky që është nën menaxhimin e ministrisë së Drejtësisë, të udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit ende nuk ka folur për rastin.

Të ngjashme