Lajme
Ish-deputeti Syla viziton familjen Kurtaj: Kosova ka shumë Azema
Demokracia
17:13 | 09 Janar 2023

Share:

Ish-deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, bëri të ditur se ka vizituar familjen Kurtaj nga fshati Gabricë të Kaçanikut, pasi një nga pjesëtarët e saj, Azemi, i cili është edhe pjesë e FSK-së, është implikuar në një rast ku të premten që lamë pas u plagosën dy të rinj në Shtërpcë.

“Sot në familjen Kurtaj, në fshatin Gabricë të Kaçanikut, në mikpritjen e axhës së Azemit, bashkëluftëtarit Hajrush Kurtaj, ish komandant i Brigadës 162 “Agim Bajrami” vëlla i dy dëshmorëve, Xheladinit dhe Danushit”, shkroi Syla në Facebook, teksa ndau dy fotografi me publikun.

Sipas tij, Kushtetuta e Republikës së Kosovës është më e avancuara në Evropë sa i përket të drejtave të pakicave.

Rrjedhimisht, Syla u shpreh se në këtë kontekst minoriteti serb që jeton në Kosovë është më i privilegjuari në kontinent.

“Por, nëse ne provokohemi, do ja u kthejmë me masa proporcionale. Kosova ka shumë Azema”, përfundoi Syla.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Ferizaj të dielën ia ka caktuar masën e paraburgimit Azem Kurtajt.

Ai dyshohet për tri vepra penale, për ngjarjen që ndodhi në Shtërpcë.

 

Të ngjashme