Lajme
Ish-deputeti i VV-së për Kurtin: Një psikopat i Kosovës nuk e bën sekretarin e shtetit naiv
Demokracia
22:21 | 31 Korrik 2023

Share:

Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti të dhënë para disa kohësh, drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken. Krasniqi ka theksuar se kjo deklaratë është e pafalshme dhe në të njëjtën kohë e ka karakterizuar Kurtin si një “psikopat “.

“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e kryeministrit Abin Kurti drejtuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ish deputetin e VV-së, Florin Krasniqin, është e pafalshme.

Krasniqi në “Debat Plus”, duke komentuar këtë deklaratë të Kurtit drejtuar Blinkenit ka theksuar se “një psikopat i Kosovës, sekretarin e shtetit e quajti naiv”.

“Ai i ka thënë, por ajo nuk e bën. Në qoftë se një injorant i tipit të kryeministrit tuaj që mundet me shku deri në psikopati. nuk e bën një psikopat i Kosovës, sekretarin e shtetit naiv. Nuk është naiv. Kam thënë përpara dhe vazhdoj me e thënë se njeri që ka guxim dhe aftësinë ose jo aftësinë prej pozitës së kryeministrit të Kosovës me quajt sekretarin e shtetit naiv, është diçka në mes të komediko-tragjikes për Kosovën. Në njërën anë prej show-ve të natës është komedi, por në realitetin politik është tragjik. Nuk mundet kryeministri i Kosovës në asnjë rrethanë, tu e marrë parasysh historinë 25 vjeçare të Kosovës, edhe kontributin tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pa marrë parasysh rrethanat me quajt naiv është e pafalshme”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme