Lajme
Ish-deputeti i VV-së ironizon me Kurtin: Historia e vërtetë fillon sot në ish-vilat e shokut Tito
Demokracia
14:11 | 18 Mars 2023

Share:

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se për Kurtin nuk kanë asnjë vlerë ngjarjet që nuk ka marrë pjesë ai.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se Kurti po i jep rendësi të panevojshme takimit të Ohrit.

“Ose duhet të jesh narcisoid esktrem, e që nuk ka terapi që ta kuron këtë patologji, ose manipules i ulët, apo t’i kesh njohuritë historike të një parashkollori, që te deklarosh sikur se paska pohuar kryeministri Kurti se takime sikur ky në Ohër, që po “ndërmjetësohen nga BE-ja, janë projekti më i rëndësishëm politik e ekonomik dhe procesi më i rëndësishëm, historik e gjeopolitik i Evropës dhe do thosha i mbarë botës, pas përfundimit të luftës së dytë botërore”. Pohime të tilla në fakt e pasqyrojnë vetëm një të vërtetë, të vërtetën e gjendjes së mjerë të kryeministrit Kurti, për ta vlerësuar cdo gjë, cdo ngjarje dhe cdo zhvillim paraprak, vetëm nga mania e tij egocentrike”, ka shkruar Kasolli.

Duke ironizuar me pretendimet e Kurtit, Kasollu ka vlerësua se historia e vertetë fillon sot.

“Prandaj, sipas kësaj logjike themelimi i NATO-së, rënia e Murit të Berlinit, shembja universit totalitar komunist, Konferenca e Rambujes, çlirimi i Kosovës, shpallja e pavarësisë, kanë karakter më minor historik dhe gjeopolitik, përballë takimit të sotëm ne Ohër. Në fund të fundit, çfarë peshe kanë ato ngjarje, kur ky nuk ishte pjesëmarrës. Asgjë nuk ka ndodhur historikisht deri me tani, as në Kosovë, Ballkan, Evropë etj etj. Historia e vërtete fillon sot në ish-vilat e shokut Tito”, ka shkruar ai.

Të ngjashme