Lajme
Ish deputeti i VV-së ‘demaskon’ Albin Kurtin: Përmes Vjosës e Prindonit dëshiron rrëzimin e Qeverisë
Demokracia
16:39 | 10 Shkurt 2022

Share:

Ish bashkëpunëtori i ngushtë i Albin Kurtit, ish deputeti Fisnik Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kritikuar Kurtin, duke thënë se ky i fundit ka nisur një betejë me Vjosa Osmanin për tu prishur me listën Guxo, për ta shkarkuar kështu qeverinë edhe njëherë.

Postimi i plotë:

Qe skenari: Nise një betejë me Vjosën (ndoshta përmes Prindonit), për me u prishë me listën Guxo, që me e shkarkue qeverinë edhe një herë, por prapë duke u paraqitë si viktimë e pafajshme, me synim zgjedhjet në maj. Mos i jep zor kësaj here me i marrë mbi 50%, por gjithqysh dil i pari me noj 38/40-she, ban koalicion me njanën prej partive tjera, banu me u dukë zemërgjanë tuj ia jepë partisë tjetër edhe postin e Kryeministrit veç deri t’e nënshkrun Zajednicën, mandej mbeti në qafë si tradhtar, shkarko edhe një herë qeverinë vitin e ardhshëm edhe synoji 70%, gjithmonë duke i fajësue të tjerët për krejt çka kanë ndodhë, tuj mohue çdo moment se ke qenë pjesë e krejt këtyne, edhe në emën të popullit shliroja vetes duert me e ba mut për nja 15 vjet të tjera të mira.

Këta të partive tjera janë nime debilla, se i hajnë foret politike gjithë, e na po çkërrdhehemi zgjedhje çdo vjet.

Të ngjashme