Sport
Ish-boksieri i Kosovës, bën transplantin e veshkës në Francë! Kjo është gjendja e tij 
Demokracia
15:36 | 03 Nëntor 2021

Share:

Ish-boksieri Rasim Shabani, ka bërë transplatin e veshkës në njërën nga spitalet e Clermont në Francë.

Ai është i lumtur që gjithçka shkoi mirë gjatë të hënës (pardje) dhe po e merr veten.

Shabani iu është falënderues edhe mjekëve.

“Gjendja ime është e mirë. Prej intensives kam kaluar në nefrologji. Analizat e para janë të shkëlqyeshme”, thotë Shabani për gazetën “Bota sot”.

Shabani ka qenë prej boksierëve më të mirë në Kosovë. Ai ka qenë reprezentues prej vitit 2000 deri 2010. /Demokracia.com

Të ngjashme