Sport
Ish-boksieri dhe trajneri rrahet me kangur, pësoi lëndime të rënda
Demokracia
16:01 | 02 Qershor 2022

Share:

Një skenë aspak e zakonshme ka ndodhur në Australi. Ish-boksieri dhe trajneri e MMA-së, Cliff Des është rrahur me një kangur.

Përkatësisht, kafsha e përmendur ka hyrë në oborrin e Dessos me qëllim që t’i sulmojë qentë, dhe përballja me pronarin ka ndodhur kur pronari ka tentuar t’i mbrojë ata.

Në fund ai ka përfunduar me lëndime të rënda trupore, në një konflikt që ka zgjatur rreth gjashtë minuta.

“Doja të mbroja qentë dhe t’i dëboja kangurët nga oborri, por ai filloi të boksonte me mua. U përpoqa ta godisja me shkop, por ai shpejt u prish. Më pas më kapi dhe më lëndoi kokën dhe krahun, duke më kafshuar gishtin. Nuk munda të luftoja sepse ai kishte kthetra shumë të mprehta”, tha Dess, i cili u gjend shpejt në lajmet në të gjithë Australinë dhe më gjerë.

Mëposhtë mund t’i shihni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme