Lajme
Ish-basketbollisti i njohur përkrahë sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi
Demokracia
22:26 | 25 Shkurt 2021

Share:

Ish-basketbollisti i njohur Muhamed Thaçi përmes një statusi në “Facebook” sikur ka mbështetur sulmin fizik që është bërë mbrëmë mbi gazetarin, Visar Duriqi.

Ai është sulmuar nga tre persona të pa njohur në afërsi të banesës së tij duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me këtë rast ka pasur reagime të shumta në mbështetje të Duriqit, por jo edhe për ish-basketbollistin e njohur të disa klubeve të Kosovës, Muhamed Thaçi (Muja).

Thaçi në rrjetin e tij social “Facebook” në një mënyrë ka arsyetuar rrahjen e gazetarit Duriqi.

“Shpifjet, gënjeshtrat, ofendimet, shantazhimet skan tbëjn aspak me liri të shprehjes apo guxim gazetaresk ! Prandaj han dajak si magar e paq me shnet!”,  ishte statusi i Thaçit pa ndërhyrje.

Të ngjashme