Lajme
Ish-asistentja e Avdullah Hotit: Të ndaluar e kemi pas me shiku suita të hoteleve, apo bileta të klasit biznes
Demokracia
10:14 | 29 Qershor 2022

Share:

Marigona Berisha, e cila në kohën e qeverisjen së LDK-së ishte asistente e Avdullah Hotit ka komentuar shpenzimet e kryeministrit Albin Kurti dhe anëtarëve të delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se kjo vizitë ia përkujtoi përvojën e saj me ish-kryeministrin Avdullah Hoti, gjatë kohës së tij si ministër.

“Kjo vizitë e Kurtit në SHBA ma kujtoi përvojën time me Avdullah Hotin, gjatë kohës sa ky ishte ministër i Financave, ndërsa unë asistente e tij. Në atë periudhë jam marrë edhe me rezervime të hoteleve dhe të biletave”, shkroi Berisha.

Ajo gjithashtu tha se edhe pas përzgjedhjes së çmime më të volitshme, Hoti gjatë kohës sa ishte ministër i shikonte vetë dhe i analizonte ato çmime.

“Pa dashtë me tingëllu patetike, ama po e them me modesti-të ndaluar e kam pas me shiku suita të hoteleve ose bileta të klasit biznes. Edhe pas përzgjedhjes së çmimeve ma të volitshme, sërish ish-ministri i shihte dhe i analizonte vetë”, shtoi ajo.

Gjithashtu ajo përmendi edhe problemin kyç që kishte pasur me Hotin si ministër.

“Hjeken ma të madhe e kisha kur m’i ndërronte datat shpesh, sepse donte që të qëndronte pak ditë duke e mbingarkuar agjendën me takime, me qellim të kursimit të financave. Khuu, çfarë stresi ma jepte”, ka shkruar Marigona Berisha./

Të ngjashme