Ish-analisti i CIA-së, që ka qenë pjesë edhe e marrëveshjes së Rambujesë, David Kanin, ka thënë se sulmi terrorist nuk ishte në favor të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq.
Ai në një intervistë për VOA ka thënë se qëndrimi i dobët perëndimor inkurajoi sulmin serb ndaj Kosovës
Sipas tij, para këtij sulmi Vuçiq kishte përparësi diplomatike.
“Aleksandër Vuçiq deri më tani i kishte të gjitha avantazhet diplomatike”, ka thënë ai.
Por ai thotë se pas këtij sulmi “Kurti është bërë më i fortë në aspektin e dialogut”.
Më tutje, Kanin, flet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku thotë se nuk i shërben integrimit të serbëve, por Beogradit për politikat e tyre.