Një postim skandaloz ka ardhur sot nga Federata e Futbollit të Spanjës, e cila gjatë paralajmërimit të ndeshjeve të marsit në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Kosovën e cilëson vetëm si territor por jo edhe si shtet, shkruan Demokracia.com.
Ndaj kësaj deklarate skandaloze ka reaguar Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Çitaku ka bërë retweet postimin e Federatës, duke shkruar ‘Hmm, të fala nga Republika e Kosovës’.
Termin ‘territor i Kosovës’ ia ka propozuar Federatës, Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë.
Përveç, kësaj sipas Ministrisë, himni i Kosovës duhet të konsiderohet si muzikë ndërsa flamujt të mos vendosen afër njëri tjetrit në stadium. /Demokracia.com