Situata e krijuar në veri të Kosovës para disa ditës, për të cilën u kritikua kryeministri Kosovës, Albin Kurti nga ndërkombëtarët, po shihet si e pamatur sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Itali, Albert Prenkaj.
Prenkaj ka theksuar se janë të pamatura pasi nuk kanë qenë në koordinim me ndërkombëtarët, respektivisht, ShBA-të, duke shtuar se një përshkallëzim i situatës në veri të vendit, mund të rrezikojë sigurinë e BE-së, ShBA-së dhe NATO-s.
“Janë të pamatura sepse siç e thash, politika e jashtme e Kosovës është koordinuar me ShBA-në prej që ekziston dhe duhet ta ketë këtë vazhdimësi, nuk ka ndërprerje në politikë të jashtme. ShBA në planin e politikes së jashtme karshi rajonit të Ballkanit kanë për qëllim që ta ruajnë paqen në rajon. Dhe duke qenë Serbia faktor edhe destabilteti por edhe faktor stabiliteti, atëherë poltika tyre e jashtme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është koncentruar më tepër kah Serbia, meqë Kosovën e konsiderojnë si një aleatë të natyrshëm. Dhe Kosovën nuk e konsiderojnë si një element që mund të shkaktojë probleme në aspektin e sigurisë në rajon. Por ja se disa veprime të pamatura sipas deklaratave të përfaqësuesëve të instituconeve amerikane, duke përshirë edhe senatorët thonë se një ëprshaklëizm në veri të Kosovës rrezikon sigurinë e Perëndimit, me Perëndim nënkupton BE, ShBA nënkupton NATO”, ka thënë Prenkaj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.