Lajme
Ish-ambasadori Qëndrim Gashi nderohet nga Franca me urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”
Demokracia
23:12 | 10 Mars 2022

Share:

Qëndrim Gashi, ish-Ambasadori i Kosovës në Francë u nderua sonte me udhëtin Komandant i Legjionit të Nderit.

Urdhëri i ndarë nga Presidenti Macron, iu dorëzua Ambasadorit Gashi sonte në një ceremoni të veçantë në Ambasadën e Francës në Prishtinë.

Siç njofton ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, titullin e Komandantit të Legjionit të Nderit e kanë vetëm Ismail Kadare dhe Edi Rama.

“Qëndrimi është mbase personi më i ri në moshë që ka këtë titull. E mes shqiptarëve, për aq sa kam njohuri, titullin e Komandantit të Legjionit të Nderit e kanë vetëm Ismail Kadare dhe Edi Rama. E nga sot, edhe Qëndrimi i Kosovës! Çfarë nderi për ne”, shkroi Çitaku në Twitter.

Ndërkaq, Gashi ishte liruar nga detyra, vitin e kaluar nga presidentja Vjosa Osmani.

Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador në Francë më 2016, sipas tij me nismën e ish-presidentes, Atifete Jahjaga.

Të ngjashme