Lajme
Ish-ambasadori Peci tregon pse është mirë për Kosovën nëse e majta fiton sot në Spanjë
Demokracia
14:00 | 23 Korrik 2023

Share:

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka komentuar mbi zgjedhjet në Spanjë dhe atë që mund ta prodhojnë ato në raport me qëndrimin e Madridit për pavarësinë e Kosovës.

Peci, mendon se nëse fiton e majta në Spanjë ku po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, mund të ketë një qasje më pozitive ndaj Kosovës.

“Nëse e majta fiton sot ne zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, mund të pritet një qasje flesibile e Madridit ndaj Kosovës, mirëpo nëse fiton e djathta, mund të pritet rikthimi në pozicionin e ngurtë, ne mos më të vrazhdë se ish qeveria e Rajoyit”, ka shkruar ai në Facebook.

“Astrologjia e rrethanave ndërkombëtare për Kosovën, në këtë rast, do të komplikohet edhe me tutje”.

Ndryshe, votuesit spanjollë do të shkojnë të dielën drejt vendvotimeve në një palë zgjedhje të përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë, Greqinë dhe Qipron.

Të ngjashme