Lajme
Ish-ambasadori Peci: Serbia e Rusia po synojnë destabilizimin e Ballkanit
Demokracia
22:22 | 25 Shtator 2021

Share:

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se pas situatës në veri të vendit, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare është përkëdhelës ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Peci ka shkruar se ka një koordinim serbo-rus për destabilizim të Ballkanit, ndërsa tolerimi i politikës serbe, e cila sipas tij, më së paku ka karakter kulturor, po i ngjet sjelljes së perëndimit në fillim të viteve 90-ta, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Mos te harrojme nje gje, qe SHBA-te e kane bazen Notting Hill ne veri te Kosoves. Serbise, edhe Zoti krahet me ia dhene, nuk guxon me marre asnje aksion ushtarak kunder vendit tone.

Mirepo, ketu do te testohet edhe kapaciteti i Kosoves per ta menaxhuar krizen ne veri, kur ky hap eshte e qarte tanime qe ashiqare eshte marre pa koordinim me SHBA-te.

Le te kujtojme qe ne maj 2019 Policia e Kosoves ne percjellje te KFOR-it amerikan i largoi barrikadat ne veri dhe e prangosi diplomatin rus Mikhail Krasnoshchenkov, te cilin Qeveria e Kosoves e shpalli non-grata dhe e largoi nga vendi.

Kur te lodhen te gjitha palet, SHBA-te do ta marrin situaten komplet ne dore, dhe do ia tregojne secilit vendin e vet./Demokracia.com/

Të ngjashme