Lajme
Ish-ambasadori i SHBA-së në Rusi ngreh alarmin: Kërcënimi në Evropë mund të rritet
Demokracia
22:23 | 14 Janar 2024

Share:

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Rusi, Michal McFaul, ka paralajmëruar se kërcënimi rus mbi Evropën do të rritet nëse Rusia pushton Ukrainën.

Sipas tij, ndalja e hovit të presidentit rus, Vladimir Putin, do të kontribuonte në shmangien e luftërave më të mëdha “dhe kërcënimet e luftës në të ardhmen”.

“Nëse Putini mposht Ukrainën, kërcënimi rus për aleatët tanë në Evropë rritet në mënyrë dramatike. Investimi tani për të ndaluar Putinin në Ukrainë ndihmon për të shmangur luftërat më të mëdha ose kërcënimet e luftës në të ardhmen. Le të nxjerrim mësimet e viteve 1930, në vend që t’i përsërisim të njëjtat gabime përsëri”, është shprehur profesori i shkencave politike.

Të ngjashme