Lajme
Ish-ambasadori i Holandës i reagon deklaratës së Borrellit: BE-ja përsëri tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën
Demokracia
22:10 | 13 Tetor 2021

Share:

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell,  lidhur me aksionin e sotëm në veri të Kosovës.

Bosch, përmes një postimi në Facebook ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë “paaftësinë” e saj në lidhje me Kosovën.

“Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte ditur se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse është reagimi i dhunës, ai duhet ta lavdërojë atë”, ka shkruar Bosch.

Borrell në një postim në rrjetin social “Twitter”, shkroi se të gjitha çështjet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet që të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërsa shtoi se aksionet ishin të njëanshme dhe të pakoordinuara. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme