Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa ka folur pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Cetinje.
Hysa në Vizion Plus ka ngjarja në Cetinje nuk është e konsumuar në fakt, sipas tij, ajo sa do të vihej e do të zhvillohej me tepër sidomos më paralajmërimet që bëhen nga të dyja palët
“Marrëdhënia e Kishës Ortodokse serbe me shtetin serb nuk është kaq lineare, madje shumë dinamike në periudha të ndryshme. Me siguri në Jugosllavin e mbretërisë ka qenë e ndryshme, në kohen e komunizmit shumë e ndryshme, po ashtu edhe në kohen e fundit në kohen e Peshkopit që udhëheqtë një llobi që kundërshtonte bisedimet e z.Vuçiq për statusin e Kosovës ose për ndarjen e saj. Ngjarja në Cetinje nuk është e konsumuar në fakt ajo sa do të vihej e do të zhvillohej me tepër sidomos më paralajmërimet që bëhen nga të dyja palët. këto ditë do të bëhet kurorizimi edhe i Peshkopit tjetër që kontrollon pjesën veriore të Malit të Zi, i cili është serb dhe ka qenë prift ushtarak”, ka thënë ai.
Më poshtë intervista e plotë: