Lajme
Ish-ambasadori holandez: Prokuroria ka mungesë serioze të dëshmive, në vendin tim dënohesh kur nuk ka pikë dyshimi
Demokracia
22:19 | 04 Prill 2023

Share:

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se Prokuroria Speciale ka mungesë serioze të dëshmive për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së, derisa ka thënë se në shtetin e tij “dënohesh vetëm kur nuk ka pikë dyshimi.

“Për këtë arsye e thashë, mungesa e dëshmive serioze, të paktën në vendin tim, mund të dënohesh vetëm kur nuk ka pikë dyshimi apo kur ke pranuar fajësinë”, deklaroi ai, shkruan Demokracia.com.

“Prokuroria pohoi, për befasinë time, që UÇK është organizatë kriminale dhe që po gjykohen si kryesues të një organizate kriminale, por tani po thonë që janë kundër individëve jo UÇK. Reagimi i Thaçit është logjik; ai thotë se është i pafajshëm për krimet e mundshme të kryera nga anëtarët e UÇK-së, që sërish, ma merr mendja ka të drejtë. Kishte strukturë, por nuk kishte strukturë aq të saktë. Atëherë s’ka pasur urdhër nga Thaçi apo Selimi për ta bërë një gjë të tillë. E para ishte e pamundshme sepse komunikimi ishte shumë i zorshëm, që jo të gjithë i kishin ata. Kam punuar me ta dhe ishte shumë e vështirë të lidheshe. Nuk mendoj që këto lidhje në të vërtetë ekzistojnë”, vijoi më tej ish-ambasadori holandez në një intervistë për Kanal 10.

“Mund të ketë ndonjë rast individual, por nuk mendoj se Thaçi, Selimi apo kushdo tjetër është përgjegjës”, ka thënë ndër të tjera Bosch. /Demokracia.com/

Të ngjashme