Lajme
Ish-ambasadori Cufaj ironizon pas deklaratave të Kurtit: Zajednica nuk kalon, Asociacioni kalon
Demokracia
14:33 | 02 Shkurt 2023

Share:

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj e ka komentuar deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionit që beri sot në mbledhjen e Kuvendit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Zajednica nuk kalon, ndërsa Asociacioni kalon.

Sipas tij, kjo është diçka e ngjajshme.

“Zajednica nuk kalon.Asociacioni kalon. Dmth. kush si e lexon (Hoxhë Alia vs. Ali Hoxha)”, ka shkruar Cufaj në Facebook.

Kujtojmë se sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.

“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës.

Të ngjashme