Sport
Isak dhe Olise, dëshirat e Arsenalit për verë
Demokracia
20:47 | 18 Prill 2024

Share:

Arsenali po synon një qendërsulmues dhe një sulmues anësor në verë për të forcuar skuadrën e Mikel Artetas pasi shpresat e tyre për të arritur në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 2009 u përfunduan nga Bayern Munich, në mbrëmjen e së mërkurës.

Edhe pse në verën e kaluar, Topçinjtë shpenzua mbi 200 milionë euro për Declan Ricem Kai Havertz dhe Turrien Timber, bordi i Arsenalit e pranon se skuadra e Artetas i duhen ende përforcime për hapin tjetër.

Kuptohet se sulmuesi i Newcastle, Alexander Isak është një nga objektivat kryesorë. Ai mund të kushtonte rreth 100 milionë funte dhe u kërkua shumë nga Arsenali përpara transferimit të tij në St James’ Park, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Arsenali ka qenë gjithashtu i lidhur shumë me shokun e skuadrës së Isak në Suedi, Viktor Gyokeres, i cili ka shënuar 36 gola këtë sezon për Sportingun në Portugali, pasi u bashkua nga Coventry vitin e kaluar dhe ka një klauzolë blerjeje prej 86 milionë funte.

Sulmuesi i Juventusit dhe Serbisë, Dusan Vlahovic, mund të jetë një alternativë tjetër, teksa thuhet interesi i Arsenalit besohet se është ftohur për Ivan Toney të Brentford.

Michael Olise i Crystal Palace, i cili nënshkroi një kontratë të re katërvjeçare në gusht pasi refuzoi Chelsean, kuptohet të jetë një objektiv i mundshëm pasi ka impresionuar departamentin e skautëve të Arsenalit, pavarësisht se ka bërë vetëm nëntë startime në Premier League këtë sezon për shkak të lëndimit.

Kontrata e sulmuesit francez përfshin një klauzolë lirimi që hyn në fuqi në verë dhe kuptohet të jetë 65 milionë funte. Ai gjithashtu po shikohet shumë nga Manchester City dhe Manchester United ndër të tjera.

Të ngjashme