Isa Mustafa është deklaruar pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.
Kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se ky subjekt politik pas zgjedhjes së kryetarit të ri do të rikthehet në pozitën që i takon në skenën politike.
“Sot zgjidhet kryetari i ri i cili do ta vazhdojë udhëheqjen e LDK-së”, është shprehur Mustafa.
Sipas tij, pas zgjedhjeve të sotme për kryetar, LDK-ja do të rikthehet dhe do ta zë vendin e merituar.
“Mendoj se LDK do të rikthehet pas këtyre zgjedhje dhe do ta zë vendin e merituar”, tha Mustafa. /Demokracia.com/