Lajme
Ironizon Smajljaj: ShBA dhe BE duhet të tërhiqen, këto çështje mund t’i zgjidh kryeministri Kurti dhe populli
Demokracia
18:07 | 15 Shtator 2023

Share:

Profesori Avdi Smajljaj ka reaguar pas takimit të nivelit të lartë, që u mbajt në Bruksel gjatë ditës së enjte.

Smajljaj ka ironizuar duke thënë se ShBA-ja dhe BE-ja e kanë gabim që nuk tërhiqen, duke shtuar se këto çështje kryeministri, Albin Kurti dhe populli dinë, munden, kanë vullnet dhe guxim që t’i zgjidhin vetë këto probleme.

Postimi i plotë:

SHBA-të dhe BE-ja e kanë gabim që nuk tërhiqen plotësisht nga dialogu, problemet në veri, marrëveshjet, etj.

Lërini këto çështje KM dhe popullit, besoj se ata dinë, munden, dhe kanë vullnetin dhe guximin që t’i zgjidhin vetë këto probleme.

Kush di më mirë se populli?!

Rrnoftë populli!

Të ngjashme