Lajme
Ironizon Smajljaj: Le ta provojë edhe Guxo MSh-në, duke e provu ndoshta dhezë dikur
Demokracia
22:04 | 06 Tetor 2022

Share:

Opinionisti dhe profesori Avdi Smajljaj ka komentuar dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi.

Smajljaj në një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se l’ia dhurojnë këtë dikaster Guxo-s, në mënyrë që ta provojnë.

Siç tha ai, nuk i dihet. Le ta shohin edhe anëtarët e kësaj partie se si duket.

Kujtojmë se ky reagim erdhi pas kërkesës së Burim Metës, që pyeti se edhe sa ministra të shëndetësisë duhet të ndërrohen që radha t’i vijë Guxo-s.

Postimi i plotë i Smajlajt, pa ndërhyrje:

Lejani shëndetësinë le te provojë edhe partia Guxo.

Vetëm edhe këta se kanë provu hala. Te këqyrin edhe këta cysh doket.

Duke e provu, duke e provu, dikur dhezë ndoshta.

Kohë kemi, presim.

Të ngjashme