Lajme
Ironizon Paçarizi: S’ka vetëm 10 muaj shtyrje për targat, na jemi shtet sovran e shtyjmë pa afat
Demokracia
09:22 | 24 Nëntor 2022

Share:

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi ka ironizuar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Rrahmani ka kujtuar kërkesën amerikanë për shtyrje 10 mujore të afatit për targat, e cila nuk u pranua nga Qeveria Kurti.

Ai duke ironizuar ka thënë se ne jemi shtet sovran dhe e shtyjmë pa afat çështjen e targave.

“Pse vetem 10 muaj shtyrje? S’ka vetem 10 muaj. Na jemi shtet sovran dhe vete vendosim sa e shtyjme zbatimin e ligjit. E shtyjme pa afat.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia të mërkurën arritën marrëveshje për tragat. Marrëveshja thotë se Kosova nuk do të marrë asnjë veprim për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale teksa Serbia nuk do të prodhojë më tabela “KM”.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodh me tabelat aktuale që janë në komunat veriore të vendit.

Të ngjashme