Lajme
Ironizon Mirena: Kosova mund të zëvendësojë mbështetjen e SHBA-së me Indinë
Demokracia
21:48 | 21 Nëntor 2022

Share:

Analisti Ilir Mirena, ka ironizuar pas fjalëve të fundit se Kosova ka humbur mbështetjen e ShBA-së dhe të BE-së, duke thënë se ka alternativa tjera.

Alternativat tjera sipas Mirenës janë Kina, Rusia, Brazili, India e disa të tjera.

Tutje ai ka thënë se në përkrahjet që gjenë Kosova ShBA-të dhe BE-ja kanë me mbet me “gishta në gojë”.

Postimi i plotë:

Ka more alternativa, mos u brengosni.

Bota eshte multipolare. Eshte Kina, eshte Rusia, eshte Brazili, eshte India… Keni me pa çfare perkrahje ka me gjet Kosova ne keto vende.

Kane me mbet ShBA e BE me gishta n’goje. Badihava Albin Kurtit si thojne qe e ka kryet “kompjuter”…😁

Të ngjashme