Lajme
Ironizon Leonard Kerquki: A ja përmendi kush Abazoviqit more punën e demarkacionit
Demokracia
13:24 | 15 Prill 2023

Share:

Gazetari dhe autori i emisioni ‘Pressing’, Leonard Kerquki, ka ironizuar pas vizitë së kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Kosovë duke e përmendur çështjen e Demarkacionit.

Në një postim në Facebook, Kerquki ka ironizuar duke pyetur se a ja ka përmend dikush Abazovicit punën e demarkacionit.

Ai në fund i ka uruar vikend të bukur miqve, duke treguar që kjo ishte ironi, e si duket ka qenë ironi indirekte me Qeverinë Kurti.

“A ja permendi kush Abazoviqit more punen e demarkacionit? He he he Pak humor, kaloni nje te shtune te bukur miq”, ka shkruar Kerquki.

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Gjatë këtij takimi por edhe në konferencë nuk u përmend fare çështja e demarkacionit, pasi që dihet se Kurti pati paralajmëruar se do ta rishikojë, shkruan Gazeta Metro.

Në konferencën e Kurtit dhe Abazoviq, gazetarët kanë dashur të shtrojnë pyetje për çështje të hapura, siç është demarkacioni, por edhe për komentet e fundit të Kurtit në mbështetje të ish-presidentit malazez, Milo Djukanoviq, dhe kritikat e tij për bashkëpunëtorin politik të Abazovicit, presidentin e ri Jakov Milatoviq, por nuk janë lejuar.

Vitin e kaluar kryeministri malazez Abazovic, pati thënë se çështja e Demarkacionit ka marrë fund.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, pati thënë Abazovic për Klan Kosova.

Abazoviq gjatë vizitës në Kosovës është takuar me Kurtin, presidenten Osmani, opozitën dhe bizneset.

Të ngjashme