Sport
Ironizon futbollisti i Malishevës pasi mposhtën Ballkanin: Fituam për ta bërë derbin më interesant
Demokracia
18:18 | 09 Mars 2022

Share:

Malisheva ia ka shkaktuar disfatën e parë pas gjashtë ndeshjeve me bilanc të qindpërqind Ballkanit në krye me Ilir Dajën.

Ballkani pësoi humbje 2:0 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, shkruan Demokracia.com.

Mërgim Pefqeli në minutën e 41-të dhe Arbër Pira tre minuta më vonë ishin autorët e golave të fitores për skuadrën e Arsim Thaqit.

Futbollisti i Malishevës, Hasan Hyseni bëri një postim interesant pas ndeshjes.

Ai tha se kjo fitore ndaj Ballkanit ndodhi për ta bërë derbin e nesërm mes Dritës dhe Gjilanit më interesant.

“Jo qe najsen, veç me bë më interesant derbin”, shkroi Hyseni në llogarinë e tij në Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme