Të shtunën me fillim nga ora 18:00, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të muajit shtator në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut në udhëtim.
“Dardanët” kanë gjashtë pikë në pozitën e dytë, kurse irlandezo-veriorët kanë vetëm dy pikë në Grupin 2 të Ligës C, shkruan Demokracia.com.
Kosova është afër të sigurojë vendin e dytë në grup, andaj në kampin e Alain Giresses do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.
E njëjta nuk vlen për irlandezo-veriorët që duhet ta mposhtin Kosovën, duke shpresuar në fitore në ndeshjen e dytë, njëkohësisht të luten që futbollistët e Kosovës të gabojnë në “Fadil Vokrri” kundër Qipros në mënyrë që të sigurojnë pozitën e dytë në grup.
Mediumi britanik “sportsmole.co.uk” ka parashikuar rezultat të barabartë 1:1 ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovës.
“Duke pasur parasysh mungesën e fitoreve të tyre kohët e fundit, është e vështirë të mbështesim me Irlandën e Veriut ndonjë nivel besimi. Megjithatë, nën presionin për të shmangur humbjen, ne mendojmë se njerëzit e Baraclough do të bëjnë aq sa duhet për të fituar një pjesë të plaçkës së luftuar kundër kundërshtarëve të cilët gjithashtu do të pranonin një pikë në Windsor Park”.
Poashtu, i njëjti medium ka publikuar edhe formacionet e mundshme të takimit të së shtunës.
Formacioni i mundshëm fillestar i Irlandës së Veriut:
Carson; Spencer, McNair, Evans, Broën; Evans, Saville; Lavery, Davis, McMenamin; Lafferty
Formacioni i mundshëm fillestar i Kosovës:
Muric; Rrudhani, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Domgjoni, Hadergjonaj; Rashica, Muslija, Bytyqi; Muriqi./Demokracia.com/