Përfaqësuesja e Irlandës së Veriut të enjten do ta kërkojë fitoren e parë në Ligën e Kombeve këtë edicion.
Irlandezo-veriorët pikët e plota do i synojnë në ndeshjen me Kosovën që luhet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Demokracia.com.
Irlanda e Veriut përbëhet kryesisht nga lojtar të moshës mesatare 25 vjeçare. Ata në përbërjen e tyre kanë edhe futbollistë që janë pjesë të klubeve të mëdha të Premierligës angleze.
Ndonëse jo të ekipit të parë, katër futbollistë të Irlandës së Veriut luajnë për ekipet U23 të Arsenalit, Liverpoolit e Manchester Cityt, kurse një tjetër luan për ekipin e parë të Leeds United.
Daniel Ballard është pjesë e Arsenalit U23, Stuard Dallas luan te Leeds United, Conor Bradley është pjesë e Liverpoolit U23, ndërsa Shea Charles aktivizohet tek U23-shat e Manchester Cityt.
Në total, vlera e ekipit përfaqësues të Irlandës së Veriut është 27.48 milionë euro, sipas sajtit “Transfermarkt”.
Sfida e Ligës së Kombeve me Kombëtaren e Kosovës ka bërë që shumë prej tifozëve të Irlandës së Veriut të udhëtojnë me kilometra deri në Prishtinë, e shumë nga ta pritet të arrijnë orëve në vijim.
Dhjetra tifozë irlandezo-veriorë janë parë sot në sheshin e kryeqytet duke zënë vendet nëpër kafiteri të ndryshme për ta shijuar Prishtinën, por edhe të nisin festën para duelit. Pija që dominonte nëpër tavolinat e tyre ishte birra.
Demokracia.com siguroi disa pamje nga sheshi i Prishtinës, ndërsa u ndal për ta pyetur një tifoz nga Irlanda e Veriut rreth përshtypjes së tij për popullin e Kosovës dhe atmosferën në përgjithësi para ballafaqimit./Demokracia.com/