Sport
Irlanda e Veriut dhe Qipro sërish ndajnë pikët, Kosova merr lajm të mirë
Demokracia
17:16 | 12 Qershor 2022

Share:

Irlanda e Veriut dhe Qipro kanë ndarë pikët në kuadër të grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, grup në të cilin ndodhet edhe Kombëtarja e Kosovës.

Sfida u mbyll 2:2, me qipriotët që kishin avantazhin prej dy golave të realizuar në minutat 32 dhe 51 nga autori Kakoullis, shkruan Demokracia.com.

Irlandezoveriorët nga humbja shpëtuan falë golave të McNair në minutën e 71-të dhe Evans me golin e minutës së katërt shtesë.

Greqia është në vendin e parë me 9 pikë, tri më shumë se Kosova para sfidës së sotme.

Irlanda e Veriut ka dy pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Qipro që mbyll grupin./Demokracia.com/

Të ngjashme